“Xhafaj”, PD: Ka përgjime të tjera


Bashkë me këshilltarin ligjor, Ervin Salianji dhe Gazmend Bardhi dhanë dëshminë e tyre se si morën dijeni për bisedën e regjistruar nga Albert Veliu me një person tjetër që thuhet se është Agron Xhafaj.

Pavarësisht se Salianji hyri ironik, në përfundim të marrjes në pyetje ai doli mosbesues. Ai deklaroi se ka prova të reja ku tregohet se si bëhet trafiku i drogës.

“Agron Xhafaj është larguar nga Shqipëria dhe prokuroria po merret me kallëzimin e rremë të tij në vend që të merret me kapjen e grupit të strukturuar kriminal. “Qeveria është e përfshirë në mbrojtjen e krimit”, tha Salianji.

Në mbyllje të marrjes në pyetje edhe këshilltari ligjor i PD Gazmend Bardhi tha se hetimet janë orientuar gabim.
“Unë jam jurist dhe do bashkëpunoj me organet sa herë të thirrem po nuk mund të rri dot pa thënë se është prokuroria e Krimeve të Rënda që heton krimin e organizuar dhe shtetasi i dyshuar si i përfshirë në trafik droge, nuk është marrë ai i pari në pyetje, po ne që denoncojmë rastin. Nuk është marrë ministri i Brendshëm që lehtëson veprimtarinë e vëllait, po ne që denoncojmë. Nuk është marrë akoma në pyetje kryeministri se gjoja zëri në materialin audio nuk është i Agron Xhafaj dhe nuk ju bën me dije aktin e ekspertimit. Prokuroria duhe të kishte sekuestruar”, tha Bardhi.

I treti, Enkelejd Alibeaj ka guxuar më shumë. Duke u bazuar tek risitë ligjore të reformës ai ka kërkuar të jetë përfaqësues i popullit në këto hetime.

“Meqënëse Kodi i Procedurës Penale i ndryshuar dhe parashikon dhe mundësinë që dhe përfaqësues të viktimave kanë të drejtë të marrin pozitë procedurale, brenda procedimit penal, ndryshimet e fundit të Kodit të Procedurës Penale, unë shfrytëzova këtë lloj mundësie, qoftë dhe në statusin e deputetit, përfaqësues i publikut, viktima e madhe e fenomenit kriminal të trafikimit të narkotikëve dhe bëra kërkesë që që sot e në vazhdim jam përfaqësues i këtij viktimave të këtij fenomeni kriminal. Unë kam të drejtë të kërkoj thirrje dëshmitarësh, këqyrje, bërje aktesh, akte të tjera hetimore si një mundësi që procesi penal të mos merret peng nga Rama dhe Xhafaj. Nëse ka marrë përsipër kokat e prokurorisë, procesin penal nuk kanë për ta marrë. Viktimat? Janë të gjithë shqiptarët. Brenda këtij procesi do ushtrojë të gjithë ta drejtat e mia”, tha Alibeaj.

Në prokurori ishte edhe gazetari investigues Jetmir Olldashi të cilit siç shprehen burimet i janë kërkuar materialet bruto dhe mjetet si u përgjua biseda me Dëshmitarin X. Prokurorët po shohin mundësinë e një ballafaqimi mes gazetarit dhe Albert Veliut, për të saktësuar edhe njëherë deklaratat e tyre mbi itinerarin për të gjetur hashash në Vlorë

“Lëvizja e radhës e prokurorisë do të jetë ekspertiza e audio përgjimit për të cilen ka shumë gjasa të pritet”, thotë gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.

Top Channel

Baby Boo