Ish-kreu i LPK-së Kelmendi: Urime Kosovë çlirimin nga gjarpri


Ish-kreu i LPK-së, Ibrahim Kelmendi, ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës nga Specialja për presidentin e vendit, Hashim Thaçi.

Pak pasi Thaçi bëri të ditur se i është konfirmuar aktakuza dhe ka dhënë dorëheqje nga posti i presidentit, Kelmendi në Facebook ka shkruar: “Urime Kosovë për çlirimin nga gjarpri”.

Përveç presidentit, dorëheqje ka dhënë pas konfirmimit të aktakuzës edhe kreu i PDK-së, Kadri Veseli. Aktakuza dje u është konfirmuar edhe ish-kreut të Kuvendit, Jakup Krasniqi, dhe shefit të grupit parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimi.

Baby Boo