VV publikon sondazh të ri: Jemi të parët me 52%, ja cila është partia e dytë


Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar sot një sondazh të ri i cili është i pari pas rrëzimit të qeverisë Kurti. Partia e Albin Kurtit vlerëson se nëse zgjedhjet do të mbaheshin në muajin qershor partia e tyre do të fitonte 52.7 përqind apo 56 deputetë në Kuvendin e Kosovës. Gjtihnjë sipas VV-së PDK-ja e Kadri Veselit dhe LDK-ja e Isa Mustafës do të merrnin jo më shumë se 15 përqind. Nënkryetari i VV-së, Besnik Bislimi në publikimin e sondazhit të realizuar nga kompania “Ubo Consulting” tha se marzha e gabimit mund të jetë plus-minus 3 përqind.

“Kjo do të kishte qenë shpërndarja e ulëseve në parlament nëse zgjedhjet do të mbaheshin në qershor. Shihet një dominim i plotë i LVV-së. E thash edhe më herët se nëse bëhen të gjithë bashkë prapë janë pakicë, e shihni se PDK në sondazhe tashmë ka dal në vendin e dytë para LDK-së edhe pse kanë numër të njëjtë të ulëseve, por në përqindje janë 15.9 respektivisht 15.8 përqind. AAK-ja është diku 8 përqind, apo tetë ulëse. Lëvizja Vetëvendosje ka 52.7 përqind, apo përkthyer në ulëse 56 ulëse” tha ai.

Ai bëri të ditur se sondazhi është realizuar në muajin qershor.
“Ky hulumtim i ka 1060 respodentë, sondazhi është kryer nga i cili është institucioni më kredibil në Kosovë dhe rajon sa i përket hulumtimeve të opinionit publik. Është kryer nga data 6 deri më 16 qershor” tha ai. Sipas këtij sondazhi, lideri i VV-së Albin Kurti ka përkrahje prej 48 përqind për të qenë kryeministër. Ndërsa përkrahja ndaj qeverisë Hoti sipas tyre gëzon përkrahjen e vetëm 9 përqind të qytetarëve.

Baby Boo