Nevzat Bejta: Vazhdojmë angazhimin tonë deri në fitoren e madhe të 31 tetorit në Gostivarin tonë të dashur


Kandidati për kryetar të komunës së Gostivarit nga rradhët e BDI-së, Nevzat Bejta, përmes një shkrimi në FB, ka falenderuar të gjithë ata që dhanë votën për të dhe për BDI-në në Gostivar në zgjedhjet e 17 tetorit.

Sipas Bejtës, Bashkimi Demokratik për Integrim do të fitojë edhe në raundin e dytë të zgjedhjeve në Gostivar.

“ Dëshiroj të shpreh mirënjohje nga zemra dhe shpirti për çdo aktivist të BDI, për çdo Kryetar Shtabi, Kryesinë e degës dhe Këshillave Vendore, për çdo qytetar të Gostivarit që me votën e tyre më përkrahën në zgjedhjet e 17 tetorit. Ishin 13.190 vota dhe sonte shpreh po aq faleminderime për gjithësecilin që votoi për mua.
Vazhdojmë angazhimin tonë deri në fitoren e madhe të 31 tetorit në Gostivarin tonë të dashur. Ju faleminderit njëmijëherë”, ka shkruar Bejta.

Baby Boo