VV: Mali i Zi po ndërton qendër skijimi në tokë të Kosovës


Bashkim Nurboja nga dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Pejë, ka reaguar pasi presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, është shfaqur në kufirin me Kosovën dhe ka treguar se do të ndërtojë një qendër skijimi në Shtedim.

Nurboja ka thënë se një qendër e tillë skijimi do të ndërtohet në tokën e Kosovës, derisa ka ngacmuar kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxherin, duke thënë se mbase Mali i Zi do të vendos ta quaj atë qendër skijimi me emrin “Borea”.
“Ne tokën tonë do të na ofrojnë qendër të skijimit, në Hajl dhe Shtedim. Ndoshta me ja vënë emrin Borea, ja kishin hek merakun Gazmend Muhaxherit”, ka shkruar Nurboja.

Baby Boo