Erdogan: Rezoluta franceze është një “katastrofë”


“Shpresojmë që opinioni ndërkombëtar të reagojë ndaj kësaj qasjeje, e cila është e rrezikshme dhe do të kërcënojë të gjitha shtetet, e iniciuar nga Franca”, tha Erdogan.

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayip Erdogan, e quajti “katastrofë të plotë” rezolutën e parlamentit francez mbi Nagorni-Karabakut.
“Vendimi i marrë një ditë më parë në parlamentin e Francës, bashkëkryesuesi i Grupit të Minskut, është një katastrofë e plotë përtej skandalit”, tha presidenti Erdogan në ceremoninë e hapjes së një autostrade të sapo ndërtuar në Turqinë lindore përmes video-lidhjes.

Dje Franca miratoi një rezolutë për të njohur Nagorni-Karabakun si një shtet të pavarur.
Erdoğan theksoi se Azerbajxhani nuk sulmoi askënd apo tokat e askujt, vetëm se çliroi tokat e veta që ishin pushtuar nga Armenia për gati 30 vjet, pavarësisht rezolutave të OKB-së dhe OSBE-së
“Azerbajxhani e bëri këtë duke qëndruar brenda kornizës së legjitimitetit, jo duke shënjestruar civilë dhe vendbanime civile si armenët”, theksoi presidenti turk.

Duke iu referuar rezolutës franceze, ai tha se një sulm i tillë ndaj të drejtave të sovranitetit të një shteti është “i papranueshëm”.
“Shpresojmë që opinioni ndërkombëtar të reagojë ndaj kësaj qasjeje, e cila është e rrezikshme dhe do të kërcënojë të gjitha shtetet, e iniciuar nga Franca”, tha Erdogan.
Presidenti turk paralajmëroi gjithashtu se Evropa do të pësonte dëmin më të madh nga ky veprim, pasi uniteti i saj aktual politik i detyrohet “një periudhe luftimi shumë të përgjakshme dhe të errët”.

Baby Boo