Vulin i kundërpërgjigjet Ramës për masakrën e Reçakut: Ju shqiptarët jetoni në vetë-mashtrim

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandër Vulin i është kundërpërgjigjur kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama sa i përket deklaratës së tij për mohimin e masakrës së Reçakut nga ana e liderëve serbë. Vulin thotë se shqiptarët duhet të ndalojnë të jetojnë në vetë-mashtrim, transmeton Gazeta Metro.

Baby Shop Charli

Rama përmes një postimi në Twitter i dërgoi mesazh presidentin serb, Aleksandar Vucic, duke e pyetur se si është e mundur të mohosh një krim lufte që sot është i dokumentuar, siç është masakra civile ndaj shqiptarëve në vitin 1999 në fshatin Reçak të Kosovës.

Ndërsa, reagimi i Vulinit ishte i ashpër ndaj këtij statusi, i cili i tha Ramës se ai bashkë me shqiptarët duhet të ndalen së qenuri viktimë, të cilët vazhdojnë të jetojnë në vetë-mashtrim.
‘Shoku, ndalo të jetosh në vetë-mashtrimin e të qenurit viktimë. Le të varrosim të vdekurit dhe të ndëshkojmë të vdekurit për vdekjen e tyre’, tha Vulin.

Masakra e Reçakut vazhdon të mbetet në historinë e Kosovës si një nga krimet më të rënda që serbët kryen në Kosovë, në janar të vitit 1999, të cilët masakruan 45 persona. Masakër kjo e cila vazhdimisht po mohohet nga figurat më të larta të politikës serbe si vet presidenti, Aleksandar Vucic dhe Marko Djuric, përgjegjësi i zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe.

Politikanët serbë po i përsërisin mohimet e tyre, duke thënë se një masakër e tillë është krijuar nga kosovarët.

Ndaj këtyre provokimeve ka reaguar edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, të cilët thonë se deklaratat e liderëve serbë janë të papranueshme.

Restorant Burimi  3- Vertok
Sigma Doors