Berisha: Rroftë kujtimi i Enverit për Ramën. Prishi “bizhunë” e Tiranës për sheshin


Sheshi “Skënderbej” është vendi ku është shkruar historia e shtetit shqiptar. Një udhëtim në formë, simbolikë, përmasë, histori dhe gjithçka përfaqëson ky shesh, erdhi sonte në mbrëmje në “Exclusive”, në dokumentarin “Betejat e sheshit Skënderbej”.

“Sheshi, kur unë erdha në vitin 1958 në Tiranë, ishte shesh njerëzor. Rrethohej, përveç ministrive, nga pazari i vjetër, zona prapa ish-Komitetit Ekzekutiv të asaj kohe…”, deklaroi Berisha.

Rroftë kujtimi i Enver Hoxhës për Ramën, i cili i prishi Tiranës një nga bizhutë e mëdha, që ishte pazari i vjetër dhe ndërtoi një shesh gjigant, në përmasat e paranojës së tij”, deklaroi ish-kryeministri Sali Berisha.