Vuçiq përsëri student, i rikthehet shkollës e ligjeratave


Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka publikuar sot një fotografi ku shihet bashkë me disa student të tjerë të fakultetit të Edukatës Fizike dhe Sportive, ku tashmë edhe vetë presidenti i Serbisë do të ndjek ligjëratat.
“Jam shumë i lumtur që pas shumë vitesh po filloj ta realizoj ëndrrën time të rinisë”, ka shkruar Vuçiq, duke treguar se është një dashamir i basketbollit, shkruan Gazeta Express.

Vuçiq në korrik të këtij viti kishte zbuluar se do të fillonte fakultetin e dytë meqë ka dëshirë që të bëhet trajner i basketbollit për fëmijë.
Këtë profesion, Vuçiq planifikon që të fillojë ta ushtrojë në fund të karrierës së tij politike.

Baby Boo