Vuçiq: Nuk ka forcë që na detyron ta njohim Kosovën


Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë sot se nuk ka forcë që mund ta detyrojë atë të njohë Pavarësinë e Kosovës.

Duke komentuar kundërshtimin e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj për korrigjimin e kufijve ai ka thënë: “Për cilët kufi bëhet fjalë? Për ata që njihen nga Rusia apo ato nga Shtetet e Bashkuara, ata që i pranon Spanja apo Italia, apo ato të njohura nga Kina apo Gjermania?”.

Ai theksoi “se ata që i mbajnë gjatë kohës predikime dhe të cilët kanë bërë kufirin midis serbëve dhe serbëve, të cilët kanë ripozicionuar zgjidhjen e çështjes së Kosovës nga OKB-ja në BE, që shkuan deri te një opinion katastrofal këshillëdhënës i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, thonë se nuk duan ndryshime të kufijve duke rënë dakord me ata që nuk e bëjnë, sepse Kosova është e pavarur për ta”, transmeton Klan Kosova./PC

Baby Boo