Vuçiq: “Nuk ka asgjë nga dialogu në Bruksel, për aq kohë sa është Kurti në pozitë”


Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, deklaroi se nuk ka çfarë të dialogojë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për sa kohë ai do të qëndrojë në krye të qeverisë.

“Nuk ka asgjë nga dialogu në Bruksel, për aq kohë sa është Kurti në pozitë. Ai ka vendosur të mos zhvillojë asnjë dialog”, ka thënë Vuçiq, shkruan mediumi B92.

Në anën tjetër kryeministri Kurti në një intervistë të mbrëmshme ka thënë se është gjithmonë i gatshëm të udhëtojë për në Bruksel për t’u takuar me Vuçiqin.
“Me këtë rast dua të theksoj që Kosova ka qenë përherë konstruktive, kreative dhe e përkushtuar, Blinken kërkoi që edhe mëtutje të jemi të tillë, por është Beogradi ai që po punon kundër marrëveshjeve”, ka thënë Kurti për Zërin e Amerikës.

Baby Boo