“Vuçiq në Uashington me qëllim na provokoi, e injorova pasi më foli në gjuhën serbe”


Zëvendëskryeministrja Albulena Balaj-Halimaj e cila ka qenë një nga gratë që ishin pjesëmarrëse në delegacionin e Kosovës në Shtëpinë e Bardhë, ka treguar se përse e ka injoruar presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
“Një ditë para takimit në Uashington (3 shtator), ne ishim gjatë diskutimeve për pikat e veçanta të marrëveshjes. Në një moment, për të na dekoncentruar, Vuçiq mu drejtuar në serbisht”.

Balaj-Halimaj në Klan Kosova, ka thënë që Vuçiq e ka bërë këtë gjest me qëllim, për t’i provokuar ata.
“Unë nuk e njoh gjuhën serbe dhe nuk kam qenë e interesuar ta njoh atë gjuhë. Ai [Vuçiq], u afrua dhe filloi të flasë serbisht dhe unë e shikova me shumë injorancë. Kjo pasi aty të gjithë flisnin anglisht dhe ai insistoi të fliste serbisht, qoftë me kryeministrin dhe me pjesën tjetër të delegacionit “.

Zëvendëskryeministrja Balaj-Halimaj, gjithashtu ka treguar që për njohjen e Kosovës nga Izraeli, e kanë ditur një ditë më herët.
“Kosova ka përfituar projekte, që ndoshta për një kohë të gjatë s’do të mund t’i realizonte me forcat e veta. Për njohjen nga Izraeli, e kemi ditur një ditë përpara, por na është kërkuar që të mos e publikojmë për shkak të procesit”.

“Jo gjithçka mund të tregohet, për shkak të ruajtjes së procesit në tërësi. Kjo ka qenë një nga pikat e forta të marrëveshjes”, ka thënë Balaj-Halimaj

Baby Boo