Vuçiq i lutet Kosovës: Zbritni taksën në 10% dhe diskutojmë çdo temë që dëshironi


President serb Aleksandar Vuçiq ka folur për media dhe është shprehur se duhet të përgatiten për një mbështetje afatgjatë të serbëve në Kosovë.
“Ne duhet të përgaditemi për ndihmë dhe mbështetje afatgjatë për popullin tonë në Kosovë, gjë që nuk do të jetë e lehtë, as e thjeshtë dhe as e lirë”, u shpreh Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, transmeton lajmi.net. Presidenti serb ka thënë se Serbia nuk pajtohet me ndonjë rregullore të re dhe ka bërë thirrje Kosovës të tërheqë zotimet siç i ka quajtur ai të paligjshme, përndryshe sipas tij nuk do të ketë vazhdim të bisedimeve.

Vuçiq pas takimit është shprehur se gjithçka mund të rregullohet duke biseduar që Kosova ta kthejë taksën për importet serbe në 10 për qind. Ai e ka quajtur tarifën e vendosur nga Qeveria e Kosovës si ilegale dhe anti-civilizim, duke pohuar se pasi të hiqen taksat Serbia do të diskutojë me Kosovën çdo temë që Kosova dëshiron. “Kur t’i tërhiqni taksat, do ta diskutojmë menjëherë temën që dëshironi, por për sa kohë që ju bëni këtë, ju na futni në lëvizje të reja në një realitet të ri. Ne nuk jemi të ‘trashë’, por ju nuk mund të na bëni presion”, tha Vuçiq.

Baby Boo