Tetovë, komuna nuk publikon shumën e “Verës Kulturore” (VIDE))


Komuna e Tetovës ende nuk publikon të dhënat se sa ka kushtuar manifestimi Vera Kulturore Tetovare, por njofton se kjo do të ndodh kur do të përfundojnë aktivitetet në kuadër të saj. Eugen Bushpepa, Shkumbin Ismaili, Flaka Krelani dhe në fund Ledri Vulaj ishin artistët të cilët performuan gjatë ditëve të kaluara në Sheshin Iliria dhe tek rruga e ombrellave në Tetovë. Angazhimi i këngëtarëve, por edhe rruga e ombrellave, komunës i kushtuan mijëra euro, përderisa nga ana tjetër vazhdon të mbetet e pandriçuar Lagja e studentëve, mbetet e pa ndërtuar pika e mbyllur e ngarkim-shkarkimit dhe mbetet e pazgjidhur ende rruga me dheun e rrëshqitshëm në rrugën tek Banja e Tetovës. Ndoshta jo të gjitha, por të paktën, me paratë e shpenzuara për koncerte, do të realizohej njëri nga projektet që vite me radhë presin realizimin. Banorët porosisin komunën që tu jep prioritet nevojave konkrete të qytetarëve, para se të realizojë aktivitete argëtuese.

E drejtë aspak nuk është, papunësia e madhe a harxhimet komunës nuk i interesojnë. Rrugë me shkatërrime ka kjo është. Tetova ka nevojë por paratë tona i harxhojnë”- tha një banor.

S`di çka tu them. Me një fjalë nuk bën kjo punë aspak. Nuk bën aspak se ka të shikosh mbeturina është puna, nuk është e drejtë aspak sepse harxhohen paratë për gjëra të kota. Ne nuk jemi kundër kulturës, por një herë duhet të rregullohen rrugën të mirëmbahen”- u shpreh një banor.

Çdo qejf duhet por po bëhet me para dhe duhet gjërat tjera ti respektojmë më mirë njëherë. Duhet më shumë punë, ja komunikacioni nuk ka rregull aspak, disa gjëra ka punuar por ende duhet të punojë”- deklaroi një banor

Se sa ka kushtuar i gjithë ky aheng në kuadër të Verës Kulturore tetovare ende nuk dihet. Organizatori për Alsat M është shprehur se manifestimi këtë vit është organizuar përmes donacioneve nga Telekomi i Maqedonisë dhe ELEM-i.

Vera Kulturore e Tetovës

“Për organizimin e Verës Kulturore Tetovare, 10.000 euro janë dhënë donacion nga Telekomi i Maqedonisë dhe 5.000 nga Shoqata ELEM. Sa iu përket organizimeve të Boksit, Panairit të Mjaltit dhe shfaqjeve të tjera, janë vepër e Shoqatave të cilat kanë aplikuar për t`i realizuar aktivitetet e tyre në kuadër të Verës Kulturore” – shprehen nga komuna e Tetovës.

Koncerti ishte i vizituar nga banorët e Tetovës, por ardhja masive e tyre në shesh për disa çaste bllokoi trafikun si pasojë e mungesës së parkingjeve dhe mos bërjes së disa rrugëve njëkahëshe. Banorët thonë që manifestimi i sivjetmë i Verës tetovare të jetë mësim për komunën e Tetovës, që vitin e ardhshëm të angazhohet më shumë për mbeturinat, Lagjen e studentëve, mbushja e gropave nëpër rrugë dhe rregullimin e rrugës së Banjës, për të cilat projekte, edhe sivjet, e para e komunës Teuta Arifi, ka premtuar se do t`i realizojë.

Bashkim Sulejmani

Baby Boo