Vuçiç: Minishengeni është ilaç për të gjithë Ballkanin


Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, pretendon se nuk pranoi njohjen e ndërsjellët me Kosovën gjatë negociatave në Uashington.
Në një intervistë për median boshnjake, “Dnevni Avaz”, ai vlerëson marrëveshjen e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë dhe thekson se prania e Amerikës është garanci që pikat e saj do të zbatohen.

Gjithashtu, ai komentoi edhe “Minishengenin ballkanik” duke e konsideruar atë si një ilaç për të gjithë rajonin.
“Pas një kohe të gjatë, Prishtina pranoi pjesëmarrjen në “minishengen”, gjë e cila është diçka e jashtëzakonshme për Shqipërinë, Serbët, por edhe Boshnjakët”, tha Vuçiç. Presidenti serb shtoi se kjo do të krijojë lehtësi në shkëmbimet tregtare dhe lëvizjen e lirë.

Baby Boo