Vucic i frikë*suar: Amerikanët, turqit dhe gjermanët po arm*atosin Kosovën


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic ka hedhur kritika ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Turqisë dhe Gjermanisë se po sjellin armë në Kosovë, shkruan Gazeta Metro.

Vucic ka thënë se Amerikanët, turqit dhe gjermanët po ar*matosin Kosovën, siç është shprehur ai ‘po kujdesn për fëmijën e tyre’. “Amerikanët, turqit dhe gjermanët kujdesen për fëmijën e tyre të dashur” tha Vucic duke aluduar për Kosovën teksa kujtoi se Amerika kishte dorëzuar automjete të blinduara në For*cën e Sigurisë së Kosovës.

Tutje, Vucic ka thënë se Serbia është duke shtuar një sistem të sofistikuar antiraketor nga Rusia, i cili gjithashtu siguroi avionë ushtarakë dhe helikopterë dhe mjete të blindu*ara. Kujtojmë, që javën që lamë pas Ushtria e Kosovës ka blerë disa automjete të bl*induara të tipit Humvee (HMMWV USA) të cilat janë të porositura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA). Ndërsa pjesa e parë e autoblindave kishte arritur ditë më parë, këtë e kishte konfirmuar edhe Gjenerallejtënant Rrahman Rama.

Baby Boo