Carovska: Të gjithë nxënësit duhet të fillojnë me mësim, s’ka shtyrje


Në orën 16:00 sot do të bëhet llogaria se sa nxënës janë me prani fizike dhe sa duan të ndjekin mësim online për shkak të arsyeve të ndryshme të cilat janë paraparë në planin për realizim të mësimit, informoi sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska në ngjarjen për shënimin e fillimvitit shkollor në shkollën fillore komunale “Panko Brashnarov” në Veles.

“Kjo do të thotë se MASh-i në bazë ditore, sikurse vitin e kaluar ashtu edhe këtë vit do të njoftojë nëpërmjet aplikacionit. Mbledhim të dhëna nga çdo shkollë, sa nxënës dhe mësues janë në klasë, sa janë online, sa janë paraqitur si pozitiv në Covid-19 dhe si duket shërbimi epidemiologjik që është vërtetuar se a është në izolim apo jo”, tha Carovska.

Ajo ka njoftuar edhe për mësimin online në komunat si Tetovë, Gostivar, Kërçovë dhe Strugë. Megjithatë ka shtuar se nuk ka shtyrje të procesit mësimor.
“Të gjithë nxënësit duhet të fillojnë me mësim. Nuk ka shtyrje të mësimit, por mësim online vetëm te nxënësit e këtyre katër qyteteve”, tha Carovska.

Baby Boo