Maqedoni, që nga fillimi i pandemisë ka pasur mbi 21 mijë vendime për iz*olim


Nga 16 marsi deri më 7 korrik janë dhënë 21.425 vendime prej të cilëve 6.166 janë vendime që personat të jenë në shërim shtëpiak dhe iz*olim për shkak të testimit pozitiv të Covid-19 dhe 15.285 vendime për personat të cilët kanë qenë në kontakt me personat pozitiv me co*ronavi*rus.

Drejtoresha e Inspektoratit Shëndetësor dhe Sanitar, Irina Buhova tha gjatë gjithë kësaj periudhe janë bërë 2.186 kontrolle të jashtëzakonshme në spitale, ndërsa në 24 objekte janë konstatuar mungesa për mbrojtje personale nga personeli.

Baby Boo