Vritet gazetari francez 32 vjeç/ Po raportonte nga zona e luftës në Ukrainën lindore


Një gazetar francez 32-vjeçar është vrarë, teksa raportonte nga zona e luftës në Ukrainën lindore.
Arman Soldin, i cili punonte për agjencinë e lajmeve AFP, vdiq të martën pasi u godit nga raketa pranë Chasiv Yar, në perëndim të Bakhmut.
Një ekip gazetarësh u sulmua rreth orës 16:30, i shoqëruar nga një grup ushtarësh ukrainas. Presidenti francez Emmanuel Macron, bëri homazhe për punën e Soldin, në vijën e parë të luftës.

“Ne ndajmë dhimbjen e të dashurve dhe kolegëve të tij”, ka shkruar ai në një postim në Twitter. Kryetari i AFP, Fabrice Fries, tha se agjencia e lajmeve ndjente dhimbje nga vdekja e Soldin. (www.bricks4kidz.com)
Drejtoresha e agjencisë për Evropën, Christine Buhagiar, e kujtoi Soldin si “entuziast, energjik dhe trim” dhe tha se ai ishte “plotësisht i përkushtuar për zanatin e tij”.
Deputetët në të gjithë spektrin politik, qëndruan në Asamblenë Kombëtare të Francës dhe bënë homazhe për Soldin.

Ai ishte pjesë e ekipit të parë të AFP-së që shkoi në Ukrainë, pas pushtimit të Rusisë në shkurt të vitit të kaluar dhe kishte jetuar atje që nga shtatori.
Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ofroi “ngushëllimet e përzemërta” për familjen dhe kolegët e Soldin duke thënë: Ai ia kushtoi jetën informimit të botës për të vërtetën. Trashëgimia e tij, si dhe kauza e tij, do të jetojë.
Shtëpia e Bardhë gjithashtu bëri homazhe, duke thënë se bota ishte “borxh” ndaj gazetarëve që kishin humbur jetën, ndërsa ndriçonin tmerret e pushtimit rus.

Soldin, i cili ka lindur në Bosnje, është gazetari i 15-të që vritet ndërsa raportonte për luftën në Ukrainë, që nga shkurti i vitit 2022, sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve.
Të paktën dy gazetarë të tjerë francezë janë vrarë që mbulonin konfliktin, Pierre Zakrzewski dhe Frederic Leclerc-Imhoff.
Bakhmut ka qenë epiqendra e luftimeve në Ukrainën lindore për disa muaj.

Baby Boo