Publikohet paga mesatare për muajin gusht në Maqedoni


Siç njoftojnë nga Enti Shtetëror për Statistika, paga mesatare neto për muajin gusht të këtij viti është 27.535 denarë.
Sipas të dhënave të ESHS-së, paga neto shënon rritje prej 9.6 për qind dhe kjo rritje vjen si pasojë e rritjes së pagës mesatare neto në sektorin e aritit, argëtim dhe rekreacion, bujqësi, pylltari dhe peshkim dhe aktivitetet shëndetësore dhe mbrojtje sociale.

Rritje e pagës mesatare neto në krahasim me muajin e kaluar ka në sektorin e artit, argëtimi dhe rekreacionit për 18.4%, bujqësi, pylltari dhe peshktari për 9% dhe akomodim dhe shërbime me ushqim me 4.7%.
Sipas të dhënave të ESHS-së, paga mesatare bruto është 41.070 denarë dhe shënon rritje prej 10 për qind

Baby Boo