Vrau dhe groposi Kejsi Hysën, ja vendimi i gjykatës për Hysni Ramën


Lihet në burg autori i dyshuar i vrasjes së 34-vjeçarit Kejsi Hysës, i cili u gjet i groposur pranë varrezave në Nikël të Fushë-Krujës.

Mësohet se gjykata ka caktuar sot masën ‘arrest me burg’ për pronarin e mobilerisë, Hysni Ramaj, i cili dyshohet se ishte takuar me viktimën ditën e ngjarjes. Ndërkohë për krimin në fjalë është shpallur në kërkim edhe një bashkëpunëtor, Agron Tufa.

34-vjeçari ishte shpallur i zhdukur nga familjarët, ndërsa është gjetur i vrarë me plumb në kokë dhe i groposur para 4 ditëve pranë varrezave të fshatit Shelqet të komunës Nikël. Sipas uniformave blu, vrasja dhe groposja e 34-vjecarit është bërë në 5 korrik të këtij viti.

Mësohet se Rama ka pranuar vrasjen, duke thënë se afati për të kthyer borxhin bashkë me interesat kishte kaluar.

Kejsi Hysa e kishe kërcënuar se do ta vriste dhe e kishte sharë dhe nga këtu ishte organizuar një takim në Laç.

Të tre kanë udhëtuar drejt fshatit Nikël, ku situata ka degraduar dhe Kejsi Hysën e kanë qëlluar me dy plumba pas shpine, për ta groposur pastaj në një vend të fshehtë. Autori i vrasjes tha se nuk e kishte menduar se do të arrinte në këtë pikë, por viktima e kishte sharë dhe ofenduar.

34-vjeçari Kejsi Hysa ishte shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit, Edmond Theodhori në korrik të vitit 2015, në Ksamil.

Baby Boo