Vrau deputetin britanik, 26 vjeçari dënohet me burg të përjetshëm: E bëra për myslimanët!


I dyshuari per vrasjen e deputetit konservator britanik Sir David Amess Ali Harbi Ali, 26 vjeç është shpallur sot fsjtor duke u burgosur me burg të përjetshëm.

Juristët iu deshën 18 minuta këtë javë për ta shpallur atë fajtor për vrasje dhe përgatitje të akteve terroriste, pasi ai tha se nuk ndjente turp apo pendim. Ali e udhëzoi ekipin e tij ligjor që të mos ofronte zbutje dhe iu dha një dënim i përjetshëm për vrasjet që kanë një motiv politik, seksual ose sadist në Old Bailey.

Gjykatësi, z. Justice Sweeney, e përshkroi rastin si “një vrasje që goditi në zemër të demokracisë sonë” dhe nuk kishte “asnjë dyshim” se ajo garantonte një dënim të përjetshëm.

Me herët ai ka tronditur me deshmine e tij para autoriteteve. Ai u shpreh para gjykates se e vrau per te ndaluar ate të “dëmtonte myslimanët” në Siri.

Baby Boo