Pacolli i ftuar nga Katari për Kupën e Botës, tregon për kë do të bëjë tifo


Deputeti Behgjet Pacolli ka njoftuar se gjendet në Katar, në prag të nisjes së Kampionatit Botëror të Futbollit.

“Sot në Katar zhvillohet Kupa e Botës në futboll, një vend i bukur dhe i rregulluar. Shumë personalitete po flasin negativisht për vendin dhe bëjnë thirrje për bojkot të ngjarjes. Katari ka rregullat e veta, dhe kushdo që dëshiron është i mirëpritur, askush nuk është i detyruar të vizitojë vendin. Unë jam mysafir i ftuar dhe kam pranuar ftesën e autoriteve”, ka shkruar Pacolli. Ai tutje ka njoftuar se për kë do të bëjë tifo. “Në këtë kampionat, unë bëj tifo për Zvicrën me kapitenin e ekipit, Granit Xhaka”./Insajderi

Baby Boo