“Vrasje në Tetovë”: Kush janë fajtorët për zjarrin në Spitalin modular qe nuk u denuan


Ministri për vetëqeverisje lokale, Goran Milevski i pari ka zbuluar paligjshmëri, mes tjerash se edhe është favorizuar kompania “Brako”, e ish zv.kryeministrit për çështje ekonomike, Koço Angjushev. Milevski për këtë arsye e ka anuluar tenderin e parë.

“Nga Ministria për vetëqeverisje lokale kanë apeluar se shumica e ofruesve nuk ka pasur pasqyrë të qartë se çfarë është kërkuar me këtë specifikim teknik, më pas kanë pasur vërejtje për projektin dhe kanë konstatuar se Komisioni për përzgjedhje ka favorizuar ofrues të caktuar. Mes tyre ka qenë edhe kompania e përzgjedhur Brako. Kjo është edhe një prej arsyeve që Ministria për vetëqeverisje lokale e ka anuluar tenderin e parë”, tha Maja Jovanovska, gazetare në IRL.

Qeveria më pas ia ka marrë kompetencat Ministrisë për vetëqeverisje lokale dhe paratë ia ka transferuar Ministrisë së Shëndetësisë me të cilën ka udhëhequr ministri, Venko Filipçe, e cila e ka zbatuar tenderin ndërsa kompania Brako përsëri është zgjedhur. Në fakt ky tender nuk ka qenë për spitalin modular, por për furnizimin e materialeve, dyer dhe dritare, dhe në këtë mënyrë janë shmangur të gjithë standardet ekzistuese në ndërtimin e spitalit, zbuloi IRL. Specifikimin e tenderit e ka përgatitur Vanja Andonova, e cila pas angazhimit në Ministrinë e Shëndetësisë, është punësuar pikërisht në kompaninë Brako. Pas zjarrit, Filipçe dha deklaratë plotësisht të pasaktë.

“Ky është i gjithë dokumentacioni për furnizim dhe janë respektuar standardet e ashpra dhe procedurat gjatë realizimit të projekteve të tilla. Edhe në specifikimet edhe në atë që përmenda se në mënyrë praktike kemi analizuar, janë të gjithë specifikimet për cilësi, për rezistencë ndaj zjarrit dhe për certifikatat edhe nga të gjithë prodhuesit edhe nga ana e kontrollit dhe kjo është për shkak të një pjese që atje është vendosur”, pohoi Venko Filipçe, ish-ministër i Shëndetësisë.

Baby Boo