VRASJA NË MAMURRAS, DALIN DETAJE: U VRA NË DERËN E SHTËPISË, DJE PATI KONFLIKT ME… (FOTO)


Indrit Pepa 27-vjeç u vra ditën e sotme, rreth orës 04:30 të mëngjesit.

Pepa u qëllua disa herë në pragun e banesës së tij, pranë xhamisë nga shtetasi i identifikuar si A.M 49-vjeç, i cili tashmë është shpallur në kërkim nga policia.

Mësohet se i riu ndërroi jetë rrugës për te Spitali i Traumës.

Prej kohësh Pepa jetonte jashtë Shqipërisë, dhe dyshohet se ka pasur konflikte të hershme, pasi dhe familja e tij jeton e ngujuar.

Gjithashtu raportohet se ditën e djeshme 27-vjeçari është konfliktuar me disa persona, ende të paidentifikuar.

Informacion paraprak

Sot, rreth orës 04:30, është marrë njoftim se në Mamurras, afër xhamisë së qytetit, është plagosur me armë zjarri shtetasi I.P. 27 vjeç, banues në Mamurras, i cili është transportuar për në Spitalin e Traumes në Tiranë, por rrugës ka ndërruar jetë.

Falë veprimeve të shpejta hetimore, u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar shtetasit A.M. 49 vjeç, banues në Mamurras i cili u shpall në kërkim dhe punohet për kapjen e tij.

Grupi hetimor në vendngjarje nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Baby Boo