Vrasja e Aleksandër Sadikajt, nëna e tij: Vrasësi erdhi në varrim, i mbajti arkivolin


Në qershor të vitit 2022, pranë Saukut, u vra në një shpërthim me tritol 27-vjeçari Aleksandër Sadikaj. I riu ishte duke lëvizur me makinë, kur një shpërthim i telekomanduar i mori jetën në mes të autostradës.

Edhe pse policia nuk ka mundur të gjejë autorin, familjarët e tij janë të sigurt se kush është ai dhe nuk ngurojnë të japin edhe emra.

Silvana Sadikaj, nëna e 27-vjeçarit, thotë se Ledjan Alushaj i ka vrarë djalin dhe pastaj ka marrë pjesë edhe në varrim. Ajo thotë se Aleksandri dhe Ledjani ishin shokë të ngushtë, por ky i fundit e xhelozonte dhe për këtë arsye e vrau.

“Para një viti e gjysëm ma kanë vrarë djalin kanë vënë eksploziv tek makina.Kemi fakte kemi argumentat kemi dëshmitarë që dëshmojnë për këto. Kemi shkuar dhe në polici dhe kemi deklaruar që na e ka vrarë shoku i tij i ngushtë që hante dhe pinte këtu me të Ledjon Alushaj. Ka ardhur vetë presoni që e ka vrarë shoku i tij e ka ngritur në krahë e ka puthur dhe e ka përcjellë edhe në banesëne fundit ka qënë vetë Ledjoni. 3 ditë para djali ime puthe i përkëdhekte fëmijën dhe i kishte blerë dhurata fëmijës së këtij dhe ky erdhi dhe e vrau pa pikë turpi pas një jave i bëri dhe ditlindjen dhe numëroi ditët sa kaloi një ditë dhe e hodhi në erë e vrau djalin”.

Ajo madje e akuzon të riun edhe për zhdukjen e mistershme të Leonard Theodhorit dhe Fatmir Sulovari alias Krasniqi, në Sarandë.

Baby Boo