Vranë taksistin pasi dyshonin se kishte lidhje me nënën e tyre, Gjykata dënon me 37 vite burg vëllezërit Shera


Gjykata e Tiranës ka dënuar me 37 vite burg vëllezërit Saimir dhe Arsil Shera, të cilët vranë taksistin Abdulla Budlla në 3 gusht 2021. Ata u shpallën fajtorë për veprën penale “vrasje me paramendim”, ndërkohë që gjykata nuk mori parasysh kërkesën e avokatit për uljen e dënimit, pasi sipas tij, vëllezërit ishin në gjendje të rënduar emocionale kur morën vesh lidhjen e taksistit me nënën e tyre.

Saimir Shera tregoi në gjykatë se në fshat ishin hapur thashetheme, ndaj kur e pa Abdulla Budllën, iu errën sytë.
“I ngjita makinës me qera frazën e urimeve në dasmë dhe i kërkova vëllait tjetër t’i jepte automjetit. E pashë Budllën në makinën e tij, dhe humba arsyen ndaj e qëllova me një armë të 1997”, tha 33-vjeçari.

Baby Boo