Ziberi nga Krusheva: Do jem Kryeministër për të gjithë. Ftoj gjithë komunitetet të votojnë për shpresën e re në vend


Sot nga qyteti i Krushevës Kandidati për kryeministër të parë shqiptar Naser Ziberi ia nisi duke rikujtuar historikun e këtij vendi i cili në vete ngërthen histori të rëndësishme duke filluar nga ai i Kryengritjes së Ilindenit gjë që simbolzon çlirimin nga Perandoria Osmane. Njëherit “Maqedonia e Veriut është vend që ne të gjithë e duam dhe e quajmë atdheun tonë ka kaluar shumë kryengritje revolucione dhe lu*ftëra në të kaluarën gjithmonë duke lu*ftuar për pavarësi e gjithashtu ka pasur edhe tensione ndëretnike. Ne lu*ftuam së bashku kundër armiqve nga jashtë dhe lu*ftuam kundër njëri-tjetri kur shqiptarët kërkuan barazi”.

Në fjalën e tij Ziberi theksoi se “Edhe pse lu*ftërat ishin të domosdoshme – kurrë nuk është lu*fta ajo që sjell sukses është gjithnjë paqja. Jemi të suksesshëm vetëm kur lu*ftojmë së bashku dhe jo kundër njëri-tjetrit shqiptarët maqedonasit turqit serbët vllehët boshnjakë dhe romët ne mund të jemi etnitete të ndryshme, por ne ndajmë një vend ndajmë shtëpinë tonë së bashku arritëm paqe së bashku arritëm anëtarësimin në NATO dhe së bashku do të arrijmë anëtarësimin në Bashkimin Evropian të bashkuar ne do ta bëjmë jetën në Maqedoninë e Veriut më të mirë për të gjithë qytetarët dhe do të krijojmë një të ardhme mundësish më të mirë për fëmijët tanë”.

Mes tjerash ai iu referua edhe lu*ftës për çlirim nga politika dypolësh i poshtetit të ndarë midis VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së në kto tridhjet vitetet e fundit “Një lu*ftë e ftohtë politike ku askush nuk mund të fitojë por një gjë është e sigurt qytetarët gjithmonë kanë humbur dhe ne jemi akoma të mbërthyer në këtë sistem të vjetruar politik i cili i shërben vetëm vetes dhe partive politike i cili bazohet në ndarje dhe urrejtje lu*fta kundër këtij sistemi lu*fta për çlirim nga ky dypolësh është demokratike paqësore dhe jo e dhu*nshme. Thjesht duhet të përdorim
të drejtën tonë themelore për të votuar – edhe pse partitë e vjetra maqedonase e rrezikojnë edhe këtë”- tha Ziberi.

Në fjalën e tij ai ju bëri thirje qytetararëve që “pavarësisht përkatësisë etnike dhe politike – le ta ecim së bashku këtë rrugë le të ecim përpara së bashku në një shtet të ri bashkëkohor demokratik ku qytetarët janë të barabartë dhe ku të drejtat demokratike janë të paprekshme. Ai u zotua se “Si Kryeministër i parë madje edhe jopartiak dhe i pavarur i Maqedonisë së Veriut unë do të jem në shërbim të qytetarëve. Detyra ime është që Qeveria të punojë për qytetarët t’i jap fund regjimit partiak dhe të krijoj një vend më të mirë për të gjithë ne. Për shqiptarët maqedonasit dhe të gjitha etnitë tjera duke shtuar se “Krusheva është një simbol i çlirimit dhe i pavarësisë zgjedhja e Kryeministrit të parë shqiptar do të jetë një simbol i barazisë dhe i një demokracie të re bashkëkohore por edhe më shumë”

Ziberi fjalën e tij e përfundoi duke ju premtuar se “Unë do të jem një Kryeministër më i mirë për të gjithë qytetarët për shqiptarët, maqedonasit dhe të gjithë prej jush si Kryeministër jopartiak unë do tu përkushtohem juve qytetarëve dhe obligimi im i vetëm është që ta bëjmë Maqedoninë e Veriut një vend më të mirë, me më shumë prosperitet me një cilësi më të mirë të jetesës me më shumë transparencë dhe barazi të vërtetë. Le ta lëmë të kaluarën pas dhe të ecim së bashku drejt një të ardhme më të mirë. Le ta realizojmë ëndrrën”

Baby Boo