Vozitësit ankohen: Nga mos informimi gjobitemi për parkimin në Tetovë


Vozitësit ankohen se në hapësirat e parkimit  në Tetovë, ka mungesë të tabelave që i njoftojnë ato, se parkimi në këtë zonë ka kosto.

Nga Komuna e Tetovës nuk i janë përgjigjur direkt pyetjes sonë, se pse mungojnë tabelat informuese për parkimin zonal. Teksa në përgjigjen nga zyra e marrëdhënieve me publikun në Komunë thonë: “Në të dy zonat e parkimit ka pasur 3 muaj pilotim të projektit pa pagesë, me qëllim që qytetarët të informohen saktë sa i përket pagesës’. Por edhe pse Komuna ka informuar qytetarët me pilot planin që ka realizuar për tre muaj, kjo nuk e arsyeton nevojën që të shtohet numri i tabelave informuese për pagesën e parkimit.

Shumica e qytetarëve, ankohen se kanë marrë gjoba, vetëm se përgjatë parkimit nuk kanë parë tabelë se në atë zonë duhet të paguhet.

Qytetarët gjithashtu ankohen, se pse nuk funksionon pagesa me kartelë, as për të paguar parkimin por as për të paguar dënimin.

Teksa nga Komuna e Tetovës thonë se në të ardhmen do ta shqyrtojnë këtë mundësi.

“Nuk do të thotë që në të ardhmen nuk do të shqyrtohen edhe mënyrat tjera të pagesës, siç është ajo me kartelë debitore”- thuhet në përgjigjen e Komunës

Komuna e Tetovës duket se nuk është ende e gatshme për të rregulluar parkingun në Tetovë, andaj duhet të marrë shumë seriozisht ankesat e qytetarëve për të rregulluar parkingun me ç’rast zhbllokon komunikacionin. /PaCensurë

 

 

 

 

Baby Boo