E njohim si Bora Zemani por a e dini emrin e vërtetë të moderatores?


Bora Zemani është nga prezantueset më të dashura për publikun shqiptar.
Brunja bukuroshe pëlqehet nga të gjitha moshat falë prezantimit të programeve që janë shumë të ndjekura.
Por a e dini se Bora nuk është emri i vërtetë i saj?

Prezantuesja quhet Borana dhe emrin ia vendosi nëna e saj, e cila kishte parë operën shqiptare “Borana” në Teatrin e Operas dhe Baletit.
Bora ditëve të fundit ka qenë shumë e përfolur edhe pas deklaratave të ish-të dashurit të saj, aktorit Donald Veshaj, i cili kur u pyet për një mundësi ribashkimi nuk dha përgjigje duke lënë dyshime se diçka e tillë mund të ndodh në të ardhmen.

Baby Boo