Volkswageni prezanton Tiguanin e ri


Nuk ka gjë tjetër që e tregon rëndësinë e modelit Tiguan për Volkswagenin sesa fakti që vetëm për dy gjenerata brendi ka shitur 7.5 milionë vetura. Prandaj, kompania e njohur gjermane ka prezantuar gjeneratën e tretë të Volkswagen Tiguanit, me opsione të reja motorike, teknologji të avancuar, më shumë hapësirë, praktik e dizajn më të prehtë.

Gjermanët kanë sjellë modelin hibrid që vetëm në funksionimin elektrik mund të ecën deri 100 kilometra distancë. Ka edhe versione eHybrid me baterinë elektrike, e që e kombinuar me motorin 1.5-litërsh benzinë ofrojnë 113 kuajfuqi. Tiguan eHybrid mund të mbushë baterinë deri 80 për qind për vetëm 25 minuta.

VW do të ofrojë edhe hibride të tjera me motorin 1.5-litërsh, me 128 e 148 kuajfuqi. Ekziston edhe modeli 2.0-litërsh benzinë që ofron 201 ose 261 kuajfuqi.

Ndërsa modeli me naftë, 2.0-litërsh TDI ofron 190 kuajfuqi. Ekziston edhe modeli 2.0 TDI me 148 kuajfuqi.

Të gjitha variantet janë automatikë.

Sa i përket interierit, VW ka sjellë ndryshime në sistemin kryesor duke ndryshuar dizajnin e kontrolluesve kryesorë. Ka ekran 12.9 ose 15-inç në qendër dhe një opsion të ri “Atmospheres” që modifikon dritat e brendshme.

VW ka bërë të ditur se kur vetura të dalë në shitje në Gjermani në shkurt të vitit 2024, çmimi fillestar do të jetë rreth 37 mijë euro.

Baby Boo