Shkup, përplasen tre vetura dhe godasin tre fëmijë teksa kalonin rrugën


Më 16 mars në orën 18 e 40 në SPB Shkup, u denoncua se në udhëkryqin e Bul. Bosnja e Hercegovina, ka ndodhur një aksident mes një “Mercedesi” me tabela regjistruese nga Shkupi e drejtuar nga D.T (19), nga Shkupi, një automjet “Audi” me tabela regjistrimi nga Shkupi, e drejtuar nga J.D (29), gjithashtu nga Shkupi, dhe një “Audi” tjetër me tabela Shkupi e drejtuar nga shkupjani F.S (56), pas cka kanë goditur tre këmbësorë që të gjithë fëmijë.
Në fatkeqësi, një vajzë e mitur ka marr lëndime të rënda, ndërsa më lehtë janë lënduar dy djem të mitur si dhe shoferët J.D dhe D.T, që i konstatouan mjekët adekuat. Është kryer hetim i rastit dhe pritet të zbardhen fajtorët.

Baby Boo