VMRO zbulon datën kur nis me protesta! LSDM tregon a do te ketë zgjedhje


VMRO-DPMNE pas mbledhjes së djeshme të Komitetit Ekzekutiv ka vendosur që pos bllokadës aktive në Kuvend, më 18 qershor të organizojë protesta para Qeverisë, përcjell TV21. Thonë se pushteti aktual ka dështuar në ballafaqim me krizën ekonomike.

“VMRO-DPMNE më 18 qershor do të organizojë një protestë të madhe para qeverisë për ndryshime dhe rënie të kësaj qeverie. LSDM dhe BDI nuk treguan aftësi adekuate për të përballuar krizën ekonomike dhe financiare, të shoqëruar me rritje të vazhdueshme të çmimeve dhe inflacion të lartë”, thuhet mes tjerash në njoftimin e VMRO-DPMNE-së.

Në lidhje me vendimin në fjalë kanë reaguar nga LSDM. Nga partia në pushtet thonë se Mickoskit i duhen 1 muaj për të organizuar protestë ndërkaq theksojnë se çështja për zgjedhje të parakohshme është mbyllur.

“Përpjekjet e VMRO-DPMNE-së për bllokimin e Kuvendit dështuan, “bllokada aktive” iku, kështu që nga hapat e paprecedentë të paralajmëruar nga Hristijan Mickoski, atij i mbeti vetëm një muaj të organizojë protestë. Fakti që Mickoskit i duhet një muaj i tërë për të organizuar një protestë flet mjaftueshëm për problemet që ka për të mbajtur ulësen në selinë e VMRO-DPMNE-së. Protesta është një e drejtë demokratike dhe e garantuar me Kushtetutë, por çështja e zgjedhjeve është e mbyllur”, thonë nga LSDM.

Baby Boo