Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut!


Për 24 orë në Maqedoninë e Veriut janë realizuar 3.338 testime ku pozitivë kanë rezultuar 920 persona.
Prej tyre, 119 janë infektuar për të dytën herë. Janë shëruar 1.190 pacientë ndërkaq jetën e kanë humbur 11 persona. Raste aktive në vend janë 11.135.