Nuk kemi asnjë kontakt me Nikolla Gruevskin, nuk e dimë se ku është. Kështu është përgjigjur Dimçe Arsovski nga VMRO-DPMNE në konferencën për shtyp.
Në pyetjen e gazetarëve se a e ka parë statusin e Gruevskit në facebook dhe se a dinë diçka në lidhje me këtë, Arsovski tha se nuk kanë asnjë informacion, njofto Shenja.
Ai ka shtuar se nuk e di se nëse me të vërtet Gruevski ka marrë kërcënime për jetën e tij, siç ka shkruar në facebook.