“Parajsa ka fituar një ëngjëll”, 26 vjeçarja vr*itet në një lokal natën e Krishtlindjeve


Një 26 vjeçare po festonte natën e Krishtlindjes në Wallasey të Anglisë në një lokal me miqtë dhe motrën kur u qëllua për vdekje. Policia tha se një person i ar*matosur hapi zjarr pranë hyrjes së përparme të lokalit dhe dyshohet se të shtënat kanë ardhur nga personi që ndodhej në një makinë.

4 meshkuj të tjerë që ishin brenda në lokal kanë pësuar pl*agë si pasojë e të shtënave me ar*më zjarri, ndërsa njëri është dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Policia bëri të ditur se autori u largua me një makinë të errët që besohet të ishte një Mercedes i klasit A, i drejtuar nga një shofer mashkull.

Pas ngjarjes tragjike, lokali ku ndodhi vrasja doli me një deklaratë zyrtare: Mbrëmë ka ndodhur një tragjedi në lokalin tonë. Të gjitha mendimet tona janë me miqtë dhe familjen e klientëve tanë dhe në veçanti lutjet tona shkojnë për familjen e klientes tonë e cila ka humbur jetën. Jemi të tronditur nga kjo ngjarje. Miqtë e 26-vjeçares e kujtuan të renë përmes postimeve në rrjetet sociale. Zemërthyer, ata thanë se “Parajsa ka fituar një ëngjëll”./tvklan.al

Baby Boo