VMRO: Mos delegimi i vëzhguesve, skandaloz


VMRO-DPMNE-ja kërkon nga KSHZ-ja dhe Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, që t’i mundësohet të propozojë vëzhguesë në referendumin e 30 shtatorit. Sipas tyre, nëse një gjë e tillë nuk mundësohet, atëherë procesi i referendumit do të jetë jodemokratik dhe i dyshimtë. VMRO-ja po ashtu kërkon që KSHZ-ja të bëj ndryshime në rregulloren e referendumit dhe të bëj që vëzhguesit nga të gjitha partitë parlamentare të mund të jenë pjesë e votimit, numërimit dhe konfirmimit të rezultateve. Nëse kërkesat e tilla nuk plotësohen, zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së Igor Janushev, vlerëson se do të ketë dyshime në mbarëvajtjen e këtij procesi.

VMRO-DPMNE-ja kërkon nga KSHZ që në kohë sa më të shkurtër që është e mundur, që nga seanca e sotme të bëjë ndryshime në rregulloren për mënyrën, procedurën dhe ankesat për referendumin. Me këto ndryshime kërkojmë që të mundësohet që vëzhguesit të jenë prezent gjatë gjithë procesit të referendumit, duke përfshirë këtu edhe numërimin dhe konfirmimin e rezultateve. Presim që me ndryshimet të mundësohet edhe shkresa e ankesave të ndryshme pa kufizime.00-13 Talat Xhaferi, në emër të Parlamentit të Maqedonisë, dje, ka refuzuar që të emërojë vëzhguesë që do ta përcjellin procesin e referendumit. Qeveria me hapa të tillë hedh një hije të madhe dhe të zezë ndaj deklaratave për proces fer dhe demokratik në referendumin e 30 shtatorit”- u shpreh Igor Janushev , zëdhënës i VMRO-DPMNE-së./PC

Baby Boo