VMRO me iniciativë për shpërndarjen e Kuvendit


Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së ka dorëzuar iniciativë që Kuvendi të shpërndahet më 12 prill, ashtu siç janë marrë vesh paraprakisht liderët e partive, përcjell GazetaExpress.

Deputeti Nikolla Micevski, deklaroi se nuk do të lejojnë zvarritjen e zgjedhjeve.

“Sot do të dorëzojmë iniciativën që Kuvenda të shpërndahet më 12 prill. Këtë e bëjmë pas deklaratave të Zoran Zaevit se me mos miratimin e Ligjit për Prokurorinë Publike, mund të zvarris shpërndarjen e Kuvendit. VMRO nuk i ik ligjit për Prokurori Publike por atij i shmanget Zoran Zaevi që ti ikë përgjegjësisë para ligjit. Ftojmë edhe partitë tjera ta mbështesin iniciativën tonë”, deklaroi deputeti i opozitës Nikolla Micevski./Alsat.

Baby Boo