I vd*es nëna nga koronavirusi, ferizajasi paraqet rastin në Polici


Një grua humbi betejën me COVID-19 në Spitalin Rajonal të Ferizajt vetëm një ditë pasi u shtrua nën kujdes intensiv.
Djali i tij ka raportuar rastin në Polici pasi po dyshon se nëna e tij nuk u trajtua si duhet me oksigjenoterapi.
Sipas burimeve të gazetës personi në fjalë ka shkuar sot në Polici dhe ka treguar se nënën e kishte dërguar në spital më datë 18.07 dhe e njëjta humbi jetën një ditë pas.

Në deklaratën e tij në Polici siç mëson Reporteri ai ka thënë se disa herë u kishte kërkuar mjekëve që të intervenojnë tek pajisja pas të cilit intervenim ai thotë se gjendja rregullohej. Kështu ai ka thënë se dyshon që ky problem është shfaqur vazhdimisht dhe kjo ka çuar që nëna e tij ta humb jetën.

Sidoqoftë Ferizaj është një prej qyteteve më të prekura nga COVID-19 pasi radhitet si qyteti i tretë më i prekur në Kosovë. Ndryshe Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se vetëm gjatë 24 orëve të fundit kanë vd*ekur 5 persona ndërkohë që janë regjistruar 168 raste të reja.

Baby Boo