VMRO: LSDM po godet xhepat e qytetarëve me tatimin progresiv


VMRO-DPMNE-ja akuzoi pushtetin dhe kryeministrin, Zoran Zaev, për vendosjen e tatimeve të reja të cilat filluan të zbatohen nga një janari.

“Viti i ri filloi me goditje të re në xhepat e qytetarëve. Zoran Zaev caktoi tatime të reja të cilat do të ndikojnë në standardin e ulët. Këtë vit do të paguajnë tatime më të larta bujqit, kontraktorët, të punësuarit në industrinë e IT-ve. LSDM, në kundërshtim me të dhënat e ekspertëve publikë, sektorit të biznesit, odave ekonomike, vazhdoi me zbatimin e politikave të vrazhda për tatimin progresiv, në dëm të qytetarëve me qëllim të arritjeve të interesave të tyre”, thonë nga VMRO.

Sipas kësaj partie, LSDM ka goditur të varfrit, të cilët fatin e kërkojnë nëpër bastore dhe lojërat e fatit.

“Në vend të jetës, qeveria ka sjellë errësirë. Në vend të prosperitetit, ka sjellë papunësi dhe kthim prapa. Pas dy vjetëve, pushteti nuk ka zgjidhje për problemin më të madh të qytetarëve, si ndotja e ajrit, problemi i cili ka marrë mijëra jetë”,- thuhet në deklaratën me shkrim të VMRO-së.

Baby Boo