VMRO/LSDM: Akuza dhe kundërakuza për keqpërdorim pushteti


Shembulli I fundit sipas tyre është Toni Trajkov, kusheri I kryetarit të  komunës së Vlesit Aco Kocevski.
Nga VMRO-DPMNE bënë thirrje që LSDM të kthejë paratë që ua kanë marur qytetarëve, ndërsa kërkuan që Prokuroria Publike të veprojë sipas ligjit dhe në mpënyrë të paanshme.
“Sot në media kemi mundur të shohim edhe një emër I cili ka marrë grant nga ana e Fonsit për Inovacione, kurse sipç mundëm të lexojmë bëhet fjalë për kusheririn e parë të kryetarit të Velesit Aco Kocevski nga rradhëlt e LSDM-së. A është Toni Trajkov, kusheriri oi Aco Kocevskit nga LSDM edhe një innovator I dyshimtë I cili ka marrë rreth 45.000 euro nga fonsi për inovacione? Trajçe Trajkov nga firma e tij Hemija Komerc Doel  përmes Fondit për Inovacione ka marrë 45.000 euro, para të popullit për projektin “Prodhim vetanak I tryezave keramike dhe prodhim i enëve keramike”, shprehet Dimçe Arsovski nga VMRO –DPMNE
Nga LSDM reaguan duke thënë se VMRO-DPMNE mund të kthen vetëm paratë të cilat I ka vjedhur gjatë qeverisjes 11 vjeçare me vendin, ndërsa sipas partisë në pushtet drjetësia në Maqedoni është kthyer dhe të gjithë ata që kanë keqpërdorur mjetet e buxhetit do ti kthejnë deri në denarin e fundit.
“Nuk ka ironi më të madhe se sa ajo që VMRO-DPMNE si parti më e kriminalizuar në historinë e MAqedonisë, parti symbol I vjedhjes, korupcionit dhe padrejtësisë, të kërkon drejtësi dhe qerverisje të së drejtës. VMRO-DPMNE aspas most ë brengoset, drejtësia është kthyer, përgjigjen të gjithë ata që kanë vepruar në kundërshtim me ligjin, kurse paratë kthehen në buxhet. Dëshmi për këtë është gjykimi kundër ish kryeministrit dhe ish-liderit të VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski dhe gjykimi kundër parnerit të tij Sead Koçani I cili do të kthen 17 miljon euro të cilat I ka fituar në mënyrë joligjore”, thuhet në reagimin e LSDM-së.
VMRO-DPMNE gjithashtiu kërkoi edhe dorëheqjen e ministrittë shëndetësisë Venko FIlipçe pasi sipas sajë shëndetësia në Maqedoni është para një kolapsi.
Filipçe në tentim për tu pasuruar po shkatërron sektorin e shëndetësisë në Maqedoni, kurse atë e akuzuan edhe për rastin ku në më pak se një javë, katër fëmijë përfunduan në komë për shkak të diabetit që nuk ishte diagnostikuar më parë
“Filipçen nuk e intereson shëndeti I qytetarëve, ai është I interesuar vetëm për procedura të dyshimta të tenderëve dhe pasurim në shpinë të qytetarëve. Përderisa qytetarë të pafajshëm e humbin jetën në shëndetsinë e Maqedonisë, kompani fantzome fitojnë miljona tendere që të kënaqin oreksin e dikujt. LSDM ka dashur të ndajë 35 miljon euro kompanisë e cila është e formuar para katër muajve. Gjatë së kaluarës, vetë spitalet kanë blerë reagjense dhe ka pasur me dhjetëra kompani prej të cilave kanë mundur të blejnë, por kur muajit të kaluar ministri Filipçe ndaloi spitalet që vet të furnizohen me reaghjense, ndodhi skandali miljonësh”, shprehet deputetja e VMRO-DPMNE-së, Dafina Stojanovska.
Por ministri I shëndetsisë në një intervistë për portalin Makfax thekson se ai nuk ka pasur asgjë skandaloze në procesin e tenderit dhe nuk e ka ndërmend të jep dorëheqje.
Tenderi I anuluar për furnizim e reagjenseve ka ndodhur pasi për ministrin Filipçe është e papranueshme që vetëm një kompani është lajmëruar në tender.
Për të shpallur një tender të ri, ata së pari do të shohin se cila është arsyeja që çoi në interesin e vetëm një kompanie të paraqitet në tender, në mënyrë që të mos përsëritet gabimi.
“Absolutisht nuk shoh arsye pse të jap dorëheqje, për atë se qëllimi ka qenë të implementohen praktika të mira evropiane, të implementohen mënyra të reja të punës, të implementohet një mënyrë që do të thotë racionalizim, që do të mundësoj kontroll maksimale por edhe punës së ndershme të institucioneve publike shëndetsore”, theksoi ministri i shëndetsisë Venko Filipçe.
Për katër fëmijët me diabet që u sollën në  Qendrën Klinike brenda një jave, ministri thotë se nuk ka gabim mjekësor, siç sugjerojnë shoqatat për diabetin e fëmijëve, por la mundësinë për të hetuar më tej të gjitha rastet.
Baby Boo