VMRO-ja në prag të vendimit për referendumin


VMRO-DPMNE-ja ka thirru mbledhje të Komitet Qendror dhe atij Ekzekutiv për të vendosur mbi referendumin e 30 shtatorit. Jozyrtarisht mësohet se partia e Hristijan Mickoskit nuk do të dal me thirrje konkrete “për” ose “kundër” referendumit. Vendimi potencial i VMRO-së, i cili pritet të zyrtarizohet nëse jo sot, ditëve në vijim, do të jetë që qytetarëve të u takoj e drejta ekskluzive për të votuar sipas bindjeve të tyre. Megjithatë, gjithçka mbetet jo zyrtare derisa i pari i VMRO-së të thotë fjalën e fundit. Mickoski pak ditë më parë, në një prononcim për Alsat M kishte deklaruar se të gjitha opsionet janë të hapura dhe se në këtë situatë nuk duhet sjell vendime që nuk janë në favor të qytetarëve.

Të gjithë opsionet janë të hapura. Për këtë them se opinioni në kohë do të informohet se cila do të jetë pozita e VMRO-DPMNE-së në periudhën që vjen. Në një rast jo të largët, në përvjetorin e Marrëveshjes së hrit, unë thash se një përgjigje e gabuar është shumë më e keqe se sa asnjë përgjigje. Kështu që me shumë kujdes duhet të sillemi në këto momente të ndjeshme me rëndësi historike për popullin maqedonas, qytetarët por edhe për vetë Maqedoninë- pohoi Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.ë

Një pjesë e strukturës partiake përfshi edhe disa nënkryetar janë të mendimit që qëndrimi partiak të mos kumtohet derisa nuk bëhen të ditura dhe precizohen amendamentet për ndryshimet Kushtetuese, të cilat sipas opozitës, LSDM-ja po i mban të fshehta. Nga ana tjetër, shumica parlamentare bashkë me subjektet jo parlamentare dhe OJQ-të tashmë zyrtarisht kanë nisur fushatë, duke vë në funksion shtabet për referendum dhe duke organizuar takime me qytetarët. Fushatën ka nisur edhe partia jo parlamentare pro ruse “Maqedonia e Bashkuar” e Janko Baçev e cila fton qytetarët që të mos dalin në referendum.

Baby Boo