VMRO-ja kërkon përgjegjësi për fondet, Osmani paralajmëron padi


Zëvendëskryeministri Bujar Osmani paralajmëroi padi ndaj të gjithë atyre që siç tha shpifën ndaj BDI-së për skandalin e mos-transferimit të kontributeve për 12 mijë qytetarë. Osmani, madje tha se për të gjithë ata përfshi këtu edhe mediat që nuk do të kërkojnë falje publike për, siç i quajti ai Lajmet e rreme do të ketë padi për shpifje. Ai përgënjeshtroi edhe ministren e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska duke kërkuar nga ajo që ta tërheq deklaratën e dhënë. Ndërkaq nga VMRO-DPMNE-ja kërkojnë përgjegjësi nga Milla Carovska për paraqitje të rrejshme të rastit, ndërsa nga Osmani për pengesë në procesin e hetimit ndaj zyrtarëve të BDI-së.

Unë e kam patjetër të pranoj se mbrëmë kemi dëgjuar një deklaratë jo fatlume të Ministres Carovska e cila hapi rrugë spekulimeve spektakulare në lidhje me atë që ka ndodhur në Fondin Pensional, për ndonjë mundësi keqpërdorimi. 47-36 Për shkak të dëmit që është bërë në emër të BDI-së, paralajmëroj se për të gjithë, edhe politikanët por edhe media që e kanë përfshirë BDI-në në këtë lajm të rremë, përderisa nuk kërkojnë falje në 24 orët e ardhshme do të ngremë procedurë për ta treguar të vërtetën”- tha Bujar Osmani, zëvendëskryeministër.

Kush po gënjen, zv/kryeministri Bujar Osmani apo Mila Carovska?! A po plason Carovska me qëllim lajme të rrejshme dhe po jep deklarata jo fatlume apo drejtorët e Fondit Pensional nga radhët e BDI-së kanë keqpërdorur dhjetëra miliona euro. Kush do të mbaj përgjegjësi për manipulimet me opinionin. A do të përgjigjet Carovska për deklaratë të rrejshme dhe do të tërhiqet nga funksioni, apo Bujar Osmani do të jep dorëheqje nga pozita e zëvendëskryeministrit për pengesë dhe ndikim në hetimin që duhet të bëhet ndaj zyrtarëve të BDI-së?”- pohoi Bllagica Llasovska nga VMRO-DPMNE.

Baby Boo