Protestuesit shkaktojnë incident para Kuvendit, reagon policia


Forcat policore kanë intervenuar duke arrestuar disa nga protestuesit para godinës së Kuvendit, njofton Shenja.

Reagimi i policisë erdhi pasi një grup prej protestuesve kanë hequr kordonin para Kuvendit, duke tentuar të afrohen afër godinës, ku duhej të fillojë seanca për ndryshimet kushtetuese.

Protesta e cila filloi sot para Kuvendit do të vazhdojë nesër duke filluar nga ora 12.

Baby Boo