VMRO-ja kërkon edhe dorëheqjen e Zoran Zaevit


Nuk mjafton vetëm dorëheqja e Venko Filipçe, duhet të dorëhiqet edhe kryeministri Zoran Zaev, kanë vlerësuar nga VMRO-DPMNE-ja, duke shtuar se vetëm kështu do të sigurohet një hetim i pavarur.

“Dorëheqja e Venko Filipçes nuk mjafton, është e nevojshme edhe dorëheqja e Zoran Zaevit i cili është pjesa qendrore e piramidës për mosfunksionim të sistemit. Vetëm dorëheqja e Zaevit do të sigurojë he*tim të pavarur dhe objektiv”, thanë nga VMRO-DPMNE-ja.
Përndryshe, katër dorëheqje pas tr*agjedisë në Tetovë, ku 14 persona humbën jetën nga zj*arri që sh*krumboi Qendrën Kovid më 8 shtator 2021:

Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë;
Ilir Hasani, zëvendësministër i Shëndetësisë;
Florin Besimi, drejtor i Spitalit Klinik të Tetovës;
Artan Etemi, drejtor ekonomik i Spitalit Klinik të Tetovës.

Baby Boo