Trump: Vaksina e mundur para zgjedhjeve të nëntorit


Presidenti amerikan, Donald Trump sugjeroi sot se SHBA-ja mund të ketë një vaksinë antiCOVID-19 para zgjedhjeve presidenciale të nëntorit, shumë më shpejt se parashikimet e ekspertëve të shëndetit.

“Vendi mund të ketë një vaksinë më shpejt se fundi i vitit”, tha Trump në një intervistë për radion WTAM.
SHBA-ja ka regjistruar më shumë se 4,8 milionë raste të konfirmuara me COVID-19, shumë më tepër se çdo vend tjetër, sipas një deklarate nga Universiteti “Johns Hopkins”.

Baby Boo