VMRO falenderon Fatmir Limanin për fitoren në Kërçovë (VIDEO)


Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në një deklaratë ka falënderuar kandidatin e pavarur për kryetar të Kërçovës, Fatmir Limani për përkrahjen të cilën ai e ka shprehur hapur për kandidatin e VMRO-DPMNE-së.

Mickoski nuk ka nguruar t’i thur elozhe Fatmir Limanit duke thënë se e vlerëson atë pa masë.
Në 20 sekonda sa zgjat dhe kjo deklaratë e Mickosit, mund të vërehet urrejtja e tij patologjike ndaj shqiptarëve dhe syri i tij si i sheh ata! Ai në fund të deklaratës thjeshtë tha: E njoh Limanin, pasi ai ishte zëvendës i imi në ELEM, duke lënë për të kuptuar se shqiptarët janë të mirë vetëm si qytetar të rendit të dytë.

“I jam shumë mirënjohës për përkrahjen të cilën e mora nga kandidati i pavarur Fatmir Limani për Kërçovën. Fatmir Limani është një njeri me të cilin kam punuar, njeri i cili në ELEM ishte zëvendës i imi dhe një njeri të cilin e vlerësoj pa masë,” ka thënë Mickoski.

Baby Boo