Ministri kroat i Mbrojtjes për rrëzimin e dronit: “S’ishte kërc*ënim për vendin, s’ka vend për frikë”


Një dron është rrëzuar mbrëmë në afërsi të konviktit të studentëve në Zagreb të Kroacisë.
Në lidhje më këtë, ka folur edhe Ministri kroat i Mbrojtjes, Mario Banoziq i cili tha se ky nuk ishte kërc*ënim për Kroacinë.

“Duke pasur parasysh ngjarjen e mbrëmshme dhe informacionin e mbledhur në terren, Ministria e Mbrojtjes ka reaguar menjëherë me mbylljen e zonës dhe është përfshirë policia ushtarake. Hetimet vazhdojnë. Kemi komunikim intensiv me NATO-n. Unë fola me ministrat e mbrojtjes të Sllovenisë dhe Hungarisë, ajo që dihet është se avioni hyri në territorin kroat në orën 22:57, qëndroi pak më pak se shtatë minuta, ky nuk ishte kërc*ënim për Kroacinë, nuk ka vend për frikë”, u shpreh ministri.

Ai tutje tha, se me këtë rast, nuk ka dështuar sistemi i sigurisë së vendit, raporton Dnevnik.
“Sistemi i sigurisë së vendit nuk ka dështuar. Ka kaluar pak kohë. Kur të marrim të gjitha informacionet, kur të bëjmë mjekësinë ligjore të plotë, do të mund të themi se çfarë ka ndodhur”, u shpreh ministri.

Baby Boo