Iftar në Kondovë, Pendarovski uron muajin e shenjtë të Ramazanit


Presidenti i vendit Stevo Pendarovski, ka uruar muslimanët për muajin e Ramazanit. Ai ka shkruar në Facebook se të gjithë bashkëqytetarëve të fesë islame gjatë muajit të Ramazanit, ju uroj një periudhë të qetë agjërimi, lutje dhe ditë të lumtura me më të dashurit tuaj. Ai me rastin e muajit të Ramazanit ka marrë pjesë në një iftar në një familje muslimane. “Falenderoj familjen Tanalari në Kondovë për mikpritjen, e cila më mundësoi të jem pjesë e darkës së tyre të iftarit”, ka shkruar Pendarovski.

Baby Boo