VMRO-DPMNE: Zaev dhe Pendarovski në vend të drejtësisë promovojnë procese të montuara


Zaev dhe Pendarovski në vend të drejtësisë promovojnë procese të montuara, revanshizëm politik dhe aktvendime të porositura. Zaev dhe Pendarovski në vend të drejtësisë promovojnë procese të montuara, revanshizëm politik dhe aktvendime të porositura.

Në atë mënyrë tentojnë të përhapin frikë dhe ta kthejnë vëmendjen nga krimi në të cilin janë ngujuar.

LSDM shkatërroi gjithçka që do të thotë e drejtë dhe drejtësi. Dy vite vetëm shkelje të kushtetutës dhe ligjeve. Padrejtësia u bë praktikë, ndërsa organet e drejtësisë vegël për ndjekje të jomendimtarëve politik.

211 vite heqje lirie për të akuzuarit për ngjarjet e 27 prillit janë kulmi i revanshizmit politik.

Profesionistë dhe patriotë të sinqertë gjykohen për vepër të cilën nuk e kanë kryer. Shkelen të drejtat e tyre të njeriut dhe keqpërdoret institucioni paraburgim, vetëm të nënçmohen dhe frikësohen.

Pushteti vepron jashtë së drejtës. As veprën, për të cilën i akuzoi prokuroria Ruskovska, ndërkaq i dënoi gjyqësia Kacarska, nuk e kanë kryer, as ndërkaq paraburgimet të cilat iu caktuan janë juridiiksht të qëndrueshëm.

Rasti 27 Prilli është inkuizicion i shekullit 21, i paparë në Evropën moderne.

Padrejtësia dhe shkelja e ligjeve duhet të ndalojë. Mënyrë e vetme për at është fitorja në zgjedhjet presidenciale e Gordana Siljanovska Davkovës, që do të jetë shkak për shpallje të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare për rënie të LSDM-së.

Baby Boo